Dëshmia rrënqethëse e të mbijetuarit: 100 kamionë me vaj që digjeshin

29/12/2014 00:00

Një prej të mbijetuarve nga tragjedia në det e anijes “Norman Atlantic” tregon për mediat italiane orët e tmerrit në det, duke nisur që nga rënia e zjarrit e deri tek ardhja e ndihmës.

“Zjarri erdhi nga poshtë dhe rreth orës 3:30 na nxorën jashtë, pa paralajmërim, pa asgjë. Ishte shumë ftohtë, nuk kishim asnjë ndihmë. Helikopterët e parë erdhën rreth orës 1 dhe shpëtuan disa njerëz, pastaj pak njerëz shpëtuan me anë të varkave të shpëtimit sepse ishin të gjitha të bllokuara. Unë isha atje duke ndihmuar me një tjetër pilot njerëzit, pastaj më larguan sepse po ngrija nga i ftohti edhe unë. Anija ishte pak e anuar. Nga ajo që pamë ishin rreth 50 fëmijë dhe shumë gra. Problemi ishte se kamionët e ngarkuar me vaj ishin shumë. Ishin mbi 100 cisterna me vaj, të cilat morën flakë dhe rreth orës 2 të drekës dukej që dyshemeja po merrte flakë nga nxehtësia. Më pas erdhën ndihmat me ujë, por ajo ishte më e rënda sepse na hidhnin ujin në trup”, tregon i mbijetuari.

Top Channel