Greqi, shpërthen automjeti, vdes shqiptari

29/12/2014 00:00

Një automjet ka shpërthyer në afërsi të aeroportit të
Athinës,’Elefterios Venizelos’.Sipas njoftimit të policisë greke,një
person ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe një tjetër është dërguar në
spital me urgjencë.

Policia greke thote se dy personat me shtetesi shqiptare, ndodheshin ne bordin e nje autoveture ‘Smart’, ne kohen qe nje mine me sahat ka shperthyer, duke e copetuar ne levizje automjetin.

Sipas informacioneve te para,i vdekur eshte nxjerre nga makina nje mashkull 35 vjeç, ndërsa shoqeruesja e tij 26-vjeçare eshte derguar ne spital ne gjendje te rende.

Ne vendngjarje, kane mberitur forca te shumte policie te cilat kane filluar hetimet. Dyshimet e para jane larje hesapesh midis viktimes dhe konkurrenteve te tij.

Top Channel