Moti i keq lë pa energji disa zona të vendit

29/12/2014 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se për shkak të kohës së keqe kanë dalë jashtë pune disa nënstacione dhe linja furnizimi në rajone të ndryshme të vendit.

Grupet e eleminimit të avarive janë aktualisht në terren dhe po punojnë maksimalisht për të normalizuar situatën.

Shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të linjës 110-28 në Fushë Arrëz-Kalimash, e cila administrohet nga OST-ja.

Konkretisht, pa energji kanë mbetur zonat në Bashkinë Kukës, Krumë si dhe tuneli i Kalimashit dhe disa komuna në Kukës.

Ndërsa në Tepelenë, pa energji kanë mbetur komunat Krahës dhe Qesarat. Pa energji edhe Bashkia e Bilishtit: komunat Liqenas, Miras Qendër dhe Hoçisht.

Top Channel