Dështon edhe votimi i tretë për Presidentin, Greqia në zgjedhje të parakohshme

29/12/2014 00:00

Ashtu siç edhe pritej ka dështuar edhe votimi i trete i parlamentit grek
për të zgjedhur presidentin e Republikës dhe kështu sipas kushtetutes
parlamenti shpërndahet dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme.

168 deputete kane votuar per kandidatin e vetem Stavros Dhimas te percaktuar nga koalicioni i konservatoreve dhe socialisteve dhe 132   kane abstenuar .

Kryeministri grek qe ka thirrur ne oren 2:00, ora lokale, mbledhjen urgjente te kabinentit qeveritar, pritet qe te komunikoje edhe diten e zgjedhjeve te reja qe thuhet se do te zhvillohen ne fund te janarit ose ne fillim te shkurtit.

Vlen te theksohet se gjithe bursat europiane kane pesuar nje renie qe ne hapjen e tyre dhe po ashtu edhe bursa e Athines me -7 pike  me veshtrimin ne votimin e ligjvenesve greke,ndersa  klima e pasigurise qe shkakton destabiliteti politik ne Greqi pritet te pershkallezohet ne oret e ardhshme.

Por nga ana tjeter agjencia Reuters ne nje artikull te saj ne oret e para te mengjesit komenton se tashme Europa duhet te pranoje qe ne Greqi mund te qeverisin Radikalet e Majte.

Top Channel