Ekspozohen produktet shqiptare që marrin vulen e cilësisë për eksport

29/12/2014 00:00

Për të promovuar prodhimin, tregtimin dhe konsumimin e produkteve
shqiptare, në Ministrinë e Bujqësisë janë ekspozuar produkte që kanë
përfituar vulën e cilësisë e që eksportohen në vende të ndryshme të
botës.

Ministri Panariti tha se duke nxitur prodhimin vendas, synohet shfrytëzimi i të gjitha potencialeve të bujqësisë shqiptare me qëllim rritjen e eksporteve.

‘Ka vlera që mbeten ende të pashfrytëzuara, objektivi është që potencialet të vihen në shfrytëzim, të rrisim prodhimin, lidhjen me tregun dhe eksportin, sepse një bujqësi që nuk eksporton është një bujqësi që nuk zhvillohet”, tha Panariti.

“Fermerët të bashkohen që të rritet konkurrueshmëria. Të gjithë thonë që produktet tona janë shumë cilësore”, tha zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Pas degustimit të produkteve të ekspozuara, u shpërndanë disa cmime për prodhues nga Shqipëria dhe Kosova. 

Top Channel