Dëshmitarja e tragjedisë: Pashë bashkëshortin tim teksa vdiste

29/12/2014 00:00

Gruaja e njërit prej viktimave në tragetin “Norman Atlantic”, ka treguar
momentet e tmerrit në ujë dhe ndarjen nga jeta e bashkëshortit. Ajo
thotë se ka qëndruar për më shumë se 4 orë në ujë dhe në det pluskonte
një tjetër trup i pajetë.

“Unë dhe bashkëshorti im ishim në ujë për më shumë se 4 orë. Tentova që ta shpëtoja por nuk ia arrita. Ai më thoshte “ Le të vdesim. Po vdesim! Nga hundët i dilte gjak. Ndoshta nga që kishte përplasur kokën tek anija. Në det ndodhej një varkë, por ishte shumë larg dhe nuk mundi të na arrinte në kohë”, -kështu rrëfehet Teodora Doulis, 62-vjeçarja greke, gruaja e Georghios Doulis, 62-vjeçari që vdiq gjatë nga shpërthimi i zjarrit në bordin e anijes, në brigjet e Shqipërisë.

Të dy u hodhën në det për të arritur në varkën e shpëtim. Bashkëshorti i saj mund të ketë vdekur nga hipotermia.  Gjithashtu në një intervistë për mediat ajo thotë se në bord ka parë edhe një person tjetër të vdekur.

“Pashë një tjetër të vdekur. Kadavra ishte pranë bashkëshortit tim. Kishte veshur një jelek shpëtimi por dukje që ishte ndarë nga jeta”, shtoi Teodora Douli. Gruaja është shtruar në repartin e ortopedisë në “ “Santa Caterina Novella” të Galatinas.

Top Channel