“Lufta” me Korenë, reklamë për filmin

29/12/2014 00:00

Lufta verbale me Korenë e Veriut ka nxitur kureshtjen e njerëzve mbi
filmin e kthyer në mollë sherri mes dy vendeve dhe rezultati i
përplasjeve e paralajmërimeve reciproke, ishte mëse i kenaqshëm për
Sony-n: vetëm katër ditë nga shfaqja e komedisë në 24 dhjetor.

‘Intervista’ eshte kthyer ne filmin me te download-uar te kompanise hollivudiane ne te gjithe historine e saj. Brenda kesaj kohe, ai eshte shkarkuar nga interneti me shume se 2 milione here duke rifituar minimalisht nje te treten e buxhetit te vet 44 milione dollaresh. Filmi mbi komplotin imagjinar te vrasjes se liderit koreano-verior Kim Jong Un, fillimisht u vendos te mos shfaqej ne kinema per arsye sigurie.
Subjekti i tij e acaroi vendin komunist, por Peniani kembenguli se nuk ka gisht ne sulmin kibernetik ndaj Sony-t edhe pse ëashingtoni pretendon te kunderten. Por duket se variantin e Korese se Veriut e mbeshtesin mjaft eksperte te sigurise.

Nje prej tyre, charlie Miller mendon se sulmi nuk qe më i madh se te tjeret, por ishte reagimi ekstrem i Sony-t qe terhoqi aq shume vemendje.  Edhe James Lewis, ish-këshilltar për sigurinë kibernetike pranë Presidentit Obama nuk pranon t’i mbivlerësojë aftësitë e Koresë së Veriut megjithese nuk e perjashton mundesine qe pas episodit të jetë vërtet shteti komunist.

Aftësitë kibernetike të Penianit janë të dorës së dytë, shprehet ai, edhe pse mbeten me te mira se të shumë vendeve të tjera të botës. Amerika per cdo rast nuk do te rrezikonte nje Lufte te Dyte te Korese per shkak te Sony-t , shton eksperti. Nuk ia vlen që të të shuhen dritat në Korenë e Veriut, kur ato fiken vetë çdo ditë. Vete kompania hollivudian pati megjithate mjaft perfitim nga kjo situate, sic deshmojne 15 milione dollaret e mbledhur ne vetem kater dite shkarkimesh te filmit nga interneti.

Top Channel