Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se, për shkak të kohës së keqe kanë dalë jashtë pune disa nënstacione dhe linja furnizimi në rajone të ndryshme të vendit.

Grupet e eleminimit të avarive janë aktualisht në terren dhe po punojnë maksimalisht për të normalizuar situatën.

Shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të linjës 110-28 Fushë Arrëz-Kalimash, e cila administrohet nga OST, ndërsa kanë mbetur pa energji nënstacionet në stacionet e Kalimashit, Kalimash-Tunel, Kukësit dhe Hasit.

Konkretisht në terr ndodhen zonat në Bashkinë Kukës, Krumë, tuneli i Kalimashit dhe disa komuna në Kukës. Dëmtimi në linjen 35 kilovoltë Korçë-Gjanç ka lënë pa energji disa zona.

Top Channel