Ndëshkime për tregtarët e fishekzajrreve

29/12/2014 00:00

Ndonëse të pakta, por edhe këtë radhë, kur po afron fundi i vitit 2014, fishekzajrret kane filluar të ndihen rrugëve të kryeqytetit.

Shpesh herë ato përdoren nga adoleshentët si mjete argëtuese për të trembur kalimtarët me zhurmën që shkaktojnë, ndërkohë që të tjerë i përdorin për të ndezur atmosferën e Vitit të Ri që po afron.

Drejtues të policisë thonë se do të ndëshkohen ata tregtarë të cilët shesin fishekzjarre të rrezikshme qe janë të ndaluara.

Sipas kreut të Drejtorisë së Rendit Publik, në bashkëpunim me doganat dhe autoritetet vendore kanë nisur kontrollet nëpër pikat e shumicës ku tregtohen fishekzjarre dhe lëndë plasëse.

“Do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që do përdorin fishekzjarre jashtë parametrave të lejuara. Gjithashtu do ketë kontrolle për personat që duhet të jenë të autorizuar për tregtinë me pakicë dhe shumicë të fishekzjarreve. Kontrollet do të ushtrohen në bashkëpunim me Doganat, Tatimet dhe do të përfshijnë dyqanet e shitjes dhe ambjente të tjera të frekuentuara nga tregtarët”, deklaron oficer Gjovalin Loka.

Për shkak të përdorimit të fishekzjarreve të rrezikshme gjithmonë në prag festash kanë ndodhur incidente të pakëndshme deri dhe në gjymtime të qytetarëve.

Por sipas zotit Loka, për të evituar të tilla incidente janë marrë masat për të mos lejuar tregtimin e fishekzjarreve të rrezikshme.

Sipas tij, subjketet e liçencuara nëse kapen duke tregtuar fishekzjarre të ndaluara do t’u konfiskohet malli, do t’u hiqet liçenca dhe do të dërgohen për ndjekje  penale.

Top Channel