Kosovë, shtyhet seanca për miratimin e buxhetit

29/12/2014 00:00

Në Kuvendin e Kosovës është shtyrë seanca për miratimin e buxhetit 2015, pasi ky projekt/ligj nuk ka kaluar në komisionet e përhershme.

Fillimisht ishte opozita, përkatësisht kryetarja e komisionit të legjislacionit, Albulena Haxhiu, e cila kritikoi pozitën për shkelje të rregullores së punës, por pas debatit kërkesa për shtyrje të seancës erdhi nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se propozimi i PDK-së u bë për shkak të Listës Serbe, e cila që në fillim të seancës braktisi sallën me arsyetimin se buxheti kërkon trajtim më serioz.

Një pretendim i tillë u mohua nga PDK dhe LDK. Aktualisht ligji i buxhetit po shqyrtohet në komisionet parlamentare përkatese.

Top Channel