Dëshmi nga tragjedia: Për 10 orë nuk u shpëtua asnjë udhëtar

29/12/2014 00:00

Erol Tare, një prej pasagjerëve shqiptarë i cili ndodhej në një prej anijeve që kanë patrulluar për gati 10 orë pranë tragetit “Norman Atlantic” tregon në telefon për Top Channel  skenën që mundi të shihte gjatë kohës së operacionit të shpëtimit.

Ai thotë se anija me të cilën ai udhëtonte ishte nisur nga Venezia në drejtim të Gumenicës, por pas sinjalit të dhënë kapiteni i anijes ndryshoi kursin.

“Ishte tym i madh, tym i zi. Flakët dukeshin, dëgjoheshin helikopterë që fluturonin aty afër. Na thanë që duhet të hynim brenda sepse njerëzit nisën të filmonin. Po mbyteshin si anija dhe ne nuk e merrnim vesh. Kamionët që ishin prapa, na mbyllën dyert e sallës. Anija jonë nuk mori asnjë pasagjer për 10 orë që qendruam aty”, thotë Erol Tare.

Top Channel