Londër, evitohet tragjedia. Avioni, disa orë në ajër për shkak të defektit në rrota

29/12/2014 00:00

Një avion i “Virgin Atlantic” bëri një ulje të detyruar në aeroportin e Londrës, pasi pësoi një problem teknik.

Destinacioni i tij ishte Las Vegasi. Linja ajrore ka konfirmuar se mbante 447 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit, dhe u ul në mënyrë të sigurt rreth katër orë pasi qëndroi pezull në ajër.

Megjithatë, ambulancat që e pritën avionin në aeroport pohuan se disa pasagjerë kishin pësuar dëmtime, por të lehta. Incidenti kishte shkaktuar panik të madh për udhëtarët. Piloti u cilësua si hero, që arriti ta ulte avionin me defekt.

Me të zbritur, i gjithë ekuipazhi u prit me duartrokitje dhe pasagjerët rrëfejnë se ata ishin tepër të qetë dhe profesionalë përgjatë 4 orëve të ankthit. Megjithatë, përfaqësuesi i linjës ajrore u shpreh për mediat se avioni nuk rezultoi të kishte defekt, kur bëri kontrollin e fundit teknik.

Top Channel