Doda kundër Veliajt: Ligji i qeverisë mbron spiunët

29/12/2014 00:00

Mesila Doda, deputetja demokrate që mori nismën për të dërguar në Kuvend, bashkë me shoqërinë civile, një draft tjetër për hapjen e dosjeve, ka kundërshtuar ligjin e qeverisë, duke hedhur dyshime se ai po bëhet për të mbrojtur pikërisht spiunët dhe krimin politik.

“Kemi nevojë që të shikojmë se xhelatët duhet të dalin jashtë piramidës shtetërore. Duke i konsideruar një për një, ashtu siç paraqitet edhe në ligjin tonë, e jo ashtu siç po kërkohet sot të shitet nëpërmjet shashkave që ministri hedh, duke tentuar të tregojë nëse një ligj është kushtetues ose antikushtetues. Në qoftë se ka dyshime se ligji i paraqitur prej nesh është antikushtetues, atëherë ta çojnë në Komisionin e Venecias dhe merrni mendimin e atij komisioni për mënyrën se si është trajtuar kjo çështje. Por me mënyra të tilla të tërthorta dhe ligje që tentojnë thjesht të shantazhojnë një pjesë të atyre që mundet dhe të mbrojnë xhelatët që janë në majë të piramidës shtetërore, ne nuk do kemi bërë gjë tjetër veçse do kemi afruar amnistinë më të mirë krimit politik. Protektorë të të cilëve sot i kemi në majë të qeverisë. Absolutisht i keni sot në Ministrinë e Brendshme, në majë të grupit parlamentar, kryetarë komisionesh, dhe ju dini gjithçka lidhur me të gjitha veprimtaritë që ata kanë pasur në të kaluarën dhe në të sotmen. Të gjitha këto raste do të shkojnë pranë strukturave të NATO-s, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës. Le ta dinë të gjithë që kjo është një farsë, me të cilën po mundohet që të shpëtojë sistemi i sotëm politik”, deklaroi deputetja Doda.

Top Channel