Korçë, shënohet viktima e parë e të ftohtit

29/12/2014 00:00

Fatkeqësisht mbrëmjen e së hënës është shënuar edhe viktima e parë nga i ftohti i acartë që ka pushtuar vendin.

Ka qenë pikërisht Policia e Korçës, ajo që ka bërë të ditur orët e mbrëmjes për gjetjen e një trupi të pajetë në fshatin Brecanj të Korçës, që i përket një 50-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Sipas policisë, viktima kishte dalë nga shtëpia e tij që në orët e para të ditës dhe është gjetur i pajetë gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës.

Top Channel