Ndryshime në qeveri, largohet zv.ministri i  Financave dhe i Punëve të Jashtme

29/12/2014 00:00

Në mbledhjen e fundit për këtë vit, Këshilli i Ministrave mori disa vendime administrative për lënie dhe emërime në detyrë ne rang zëvendësministrash.

Shkarkohet  nga detyra zëvendësministri i financave, Ervin Mete, i cili emërohet zv.ministër i  Ekonomisë. Zotin Mete e zëvendëson zonja Irena Beqiraj.

Ndërsa Odeta Barbullushi është emëruar zëvendësministre e Punëve të Jashtme, duke zëvendësuar zotin Alqi Puli.

Zonja Barbullushi vjen nga jeta akademike, pas studimeve për Çështje Europiane në Britani. Alqi Puli ka dhënë dorëheqjen disa kohë më parë, por në këtë mbledhje u finalizua dorëheqja e tij.

Top Channel