Ministria e Jashtme: Ja emrat e të evakuuarve shqiptarë

29/12/2014 00:00

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, pas marrjes së informacioneve të fundit nga Konsullata jonë në Janinë dhe Roja Bregdetare greke, publioi listën e pasagjerëve të evakuuar në bordin e anijes “Aby Jeannette”.

Gjithashtu mësohen edhe emrat e pasagjerëve, që do të mbërrinë pas pak orësh në portin e Igumenicës, të cilët janë Aleksandër Beqiraj dhe Enkeleida Beqiraj.

Pritet informacion se ku do të ankorohet anija “Aby Jeannette”, në bordin e së cilës janë Refik Aliko, Sheraf Aliko, Donika Aliko, Festim Çuçi, Hasie Çuçi, Brunilda Kazo.

Aktualisht në Itali ka mbërritur në spitalin e Leçes, jashtë rrezikut për jetën, Senada Kolekaj; Robert Mane në spitalin e Barit dhe, pas ndihmës së parë, tani është pranë familjes në Firence, ndërsa Alban Skendaj po ashtu në spitalin e Barit, jashtë rrezikut për jetën.

Qendra e Emergjencave në Romë informon se janë evakuuar nga trageti, por pritet informacion mbi vendndodhjen: Leonard Beqiraj, H. Cukja, G. Gega, V. Kane, L. Ndreu, J. Qerama, P. Zhuri, K. Zhuri, A. Zhuri.

Janë evakuuar edhe shtetasit me nënshtetësi tjetër, veç asaj shqiptare:

– A. Pashaj (nënshtetësi italiane) – I evakuuar / Igumenicë
– Jonel Lamcaj (nënshtetësi italiane) – I evakuuar / në anijen “Aby Jeannette”
– S. Qendro (nënshtetësi italiane) – I evakuuar / pritet informacion mbi destinacionin
– J. Kristo – I evakuuar në “Aby Jeannette”.

Top Channel