Naomi dhe Kate tregojnë trupin në plazh

30/12/2014 00:00

Janë bërë të pasura duke treguar trupin e tyre të mrekullueshëm përgjatë tre dekadave të fundit dhe të njëjtën gjë Naomi Campbell e Kate Moss kanë bërë edhe gjatë një dite pushimi në një plazh të Brazilit.

Mbretëreshat e pasarelës ndodhen në Trancoso, vend i famshëm për plazhet me rërë të bardhë të cilat zakonisht janë gjysmë të shkretuara.

Naomi dukej e etur për oqeanin pasi kaloi shumë kohë në ujë, ndërsa Kate u përqendrua më shumë në marrjen e rrezeve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel