OSHEE bën të ditur zonat pa energji elektrike për shkak të motit të keq

30/12/2014 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se nga raportimet e marra në terren nga strukturat e shoqërisë, deri në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm, mësohet se si rezultat i motit të keq kanë mbetur pa energji elektrike disa zona të vendit.

Ato janë komunat Fushë-Ale, Arëz, Zall-Dardhë, Reç, Lurë, Sllovë dhe Kala e Dodës në Qarkun e Dibrës; komunat Moglicë, Gore, Lekas, Vithkuq dhe HEC-et Strelca, Verba e Vithkuq në Qarkun e Korçës; komunat Hysgjokaj, Ballagat, Zjan, Golem, Dushk, Kasharaj dhe Hajdaraj, në Lushnje dhe komuna Dajç në Shkodër.

OSHEE-ja njofton se grupet e eleminimit të avarive janë në terren dhe po punohet për zgjidhjen e problemeve në kushtet e një moti të pafavorshëm.

Top Channel