Demi “përkëdhel” dy herë radhazi toreadoren

30/12/2014 00:00

Një toreadore meksikane u godit dy herë shumë ashpër nga i njëjti dem të cilin po përpiqej ta vriste në një arenë në Mexico City. Demi rreth 500-kilogramësh me emrin Gamusino e hodhi sipër kokës së tij Karla de los Angeles ditën e dielë dhe vetëm ndërhyrja e asistentëve të saj i shpëtoi jetën 25-vjeçares.

Toreadorja nuk vuri mend dhe pasi mori mjekimin e mjekëve jashtë “ringut të demave”, ajo u kthye sërish për t’u përballur me Gamusinon, i cili edhe një herë tjetër nuk tregoi mëshirë dhe e zvarriti në tokë.

Sipas BBC, 25-vjeçarja pësoi dy të çara të mëdha, një në kofshë dhe një në të pasme, nga brirët e demit. Gjithashtu, demi plagosi edhe tre nga asistentët të cilët futen brenda për të tërhequr demin sa herë që toreadori rrëzohet në tokë.

Karla tha: “Jam e mërzitur pasi nuk ia preva dot veshin. Shumë gjëra shkuan keq, por falë Zotit jemi shëndoshë e mirë. Duhet ta pranosh se kështu e ka kjo punë.”

Top Channel