Sot në Tiranë mbërrin Kryeministri italian

30/12/2014 00:00

Kryeministri italian Matteo Renzi pritet që rreth orës 13:30 të nisë një vizitë zyrtare disa orëshe në vendin tonë e paralajmëruar disa javë më parë nga shefi qeverisë shqiptare Rama.

Në orën 13:35 përmes një ceremonie mirëseardhje ai do të pritet nga homologu i tij Edi Rama. Nuk dihet ende se cilat do të jenë temat e bashkëbisedimit mes dy delagacioneve në selinë e Këshillit të Ministrave.

Rama e Renzi rreth orës 14:45 minuta pritet të dalin në një konferencë për median.

Vizita e Renzit në Tiranë do të vijojë me takime në Kryesinë e Kuvëndit me kryeparlamentarin Meta e më pas me kreun e shtetit Bujar Nishani.

Top Channel