Avaritë teknike, disa zona pa energji

30/12/2014 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se nga raportimet e marra në terren nga strukturat e shoqërisë deri në orën 8.00 të mëngjesit të sotëm, mësohet se si rezultat i motit të keq kanë mbetur pa energji elektrike disa zona të vendit.

Ato janë komunat Fushë-Ale, Arrëz, Zall-Dardhë, Reç, Lurë, Sllovë dhe Kala e Dodës ne Qarkun e Dibrës. Komunat Moglicë, Gore, Lekas, Vithkuq dhe HEC-et Strelca, Verba e Vithkuq në Qarkun e Korçës.

komunat Hysgjokaj, Ballagat, Zjan, Golem, Dushk, Kasharaj dhe Hajdaraj në rrethin e Lushnjes dhe komuna Dajç në Shkodër.

OSHEE njofton se grupet e eleminimit të avarive janë në terren dhe po punohet për  zgjidhjen e problemeve në kushtet e një moti të pafavorshëm.

Top Channel