Donin të largoheshin, ISIS ekzekuton ushtarët e tij

30/12/2014 00:00

Militantët e ISIS kanë ekzekutuar në kolektiv 116 persona, por këtë herë viktimat janë anëtarë nga radhët e tyre.

Arsyeja e vrasjeve ishte përpjekja e ish-militantëve për t’u kthyer në vendet e tyre të origjinës pasi nuk donin më që të shërbenin për Kalifatin.

Ende nuk bëhet i ditur idenditeti i personave, por sipas disa burimeve shumica e tyre janë perëndimore.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut shpjegon se viktimat i ishin bashkuar ISIS-it të gënjyer nga fushatat e terroristëve nëpër rrjetet sociale dhe me të shkuar në Lindjen e Mesme ata ishin zhgënjyer.

Edhe pse duke marrë parasysh pasojat  e largimit nga Kalifati ata kishin organizuar një plan arratisjeje të ndarë në grupe. Kjo gjë kishte rënë në sy tek terroristët të cilët i masakruan 116 luftëtarët e huaj.

Megjithatë grupi i monitorimit shtoi se numri i viktimave mund të jetë më i madh sepse janë të shumtë ata të cilët po e kuptojnë rrezikun e të qënurit pjesë e ISIS-it.

Një ekspert i çështjes tha për Sky Neës se të vendosësh që të luftosh krah ISIS-it është si një thikë me dy presa dhe një rrugë pa kthim pas.

Top Channel