Pallate pranë digës, ambientalistët, thirrje qeverisë të bllokojë projektin e Bashkisë

30/12/2014 00:00

Një grup qytetarësh dhe ambientalistësh kanë protestuar prane sheshit ku
ka nisur puna për ndërtimin e shume debatuar te nje kompleksi
pallatesh prane diges se Liqenit Artificial me leje te dhene nga Bashkia e Tiranes.

Ambientalisti Sazan Guri i kerkon Kryeministrit te pengoje kete ndertim pasi sipas tij nuk mund te ndertohen nen dige.

“Zoti Kryeministër, çliroje Tiranën që të marrë një drejtim të caktuar për ndërtime. Zoti kryebashkiak, mund të bëhesh simboli i parë ndër persona që arrin të ndërtosh nën digë, sepse me inxhinierinë tonë nuk kemi dëgjuar dhe nuk kemi mësuar që nën digë të kemi asnjë lloj ndërtimi. Nuk jemi për të protestuar në grup banorësh, sesa për t’i këshilluar ndoshta për herë të fundit, kryeministra dhe kryebashkiakë, por edhe bizneset”, tha Guri.

Guri ka permendur edhe raste te tjera ku ne menyre abuzive eshte lejuar te ndertohen prane digave.

“Jemi i vetmi vend në botë që ndërtojmë në tre raste, që ndërtohet në digë. Gjithë Paskuqani është ndërtuar nën digë, budallallëk privat. Mos të arrimë tek budallallëku shtetërore, kur vetë Kryeministri, prefekti dhe kryebashkiaku, duhet ta mbrojnë këtë më institucione publike”, tha Guri.

Duke mos besuar tanime tek politika dhe politikanet qe sipas tyre jane ata qe po e shkaterrojne ambientin tone, grupi i protestuesve kerkojne qe tashme mbrojtja e mjedisit dhe e territorit te behet kauze e qytetareve.

Top Channel