Kaos me shifrat e pasagjerëve, kapiteneria italiane: 80 persona nuk gjenden në listën e të shpëtuarve

30/12/2014 00:00

Autoritetet italiane po hasin vështirësi në hartimin e listave të
personave të zhdukur gjatë aksidentit të tragetit ‘Norman Atlantic’.
 

Ndërsa ministri i Transportit Maurizio Lupi rezervohet në dhënien e shifrave të sakta të personave të zhdukura, komandanti i sallës operative të kapitenerive të porteve Giovanni Pettorino, bën të ditur se 80 persona mes 427 të shpëtuarve, nuk rezultojnë në listën e pasagjerëve të tragetit.

Kjo e bën akoma më shqetësues bilancin e viktimave dhe të të zhdukurve.  Në fakt edhe kryeprokurori i Barit deklaroi se mungojnë në apel 179 persona; por ka shumë mundësi, shtoi ai, që të ndodhen në dy anijet e mallrave që po udhëtojnë drejt Greqisë.

Përveç kërkimeve në det, forcat e shpëtimit duhet të presin ftohjen e siperfaqeve brenda tragetit për të mund të verfikuar nëse në pjesën e poshtme ka viktima të tjera. Dëshmitarë të shumtë tregojnë se kanë parë kufoma brënda tragetit ku me sa duket ka pasur edhe emigrantë të paligjshëm.  

Hetimeve mbi arësyet e aksidetit, u është shtuar edhe prokuroria e Lecces, perveç asaj të Brindisit dhe Barit. Bëhet e ditur se pasagjerëve të shpëtuar u janë kërkuar telefonët celularë për të mund të verifikuar gjithçka nëpërmjet fotografive dhe videove të regjistruara në bordin e tragetit.

“Qe ne momentet e para ka qene vete kryeministri samaras qe ka kerkuar te behet e pa mundura dhe te shpetohen te gjithe njerezit. Synimi eshte te gjenden dhe te kthehen ne greqi gjithe greket qe jane ne anije. Kemi vene nje linje telefonike ne dispozicion te familjareve. Te telefonojne ata qe kerkojne njerezit e tyre ne menyre qe t’i identifikojme me shpejte.Deri tani jane me siguri te shpetuar 201 greke,dhe po punohet per pastrimin dhe verifikimin e listave,pasi jane shume emra te fshire dhe te ndryshuar ne te. Nuk kemi asnje informim per pasagjere te tjere dhe si rrjedhoje nuk japim informacione te tilla. Nuk ka pasur anjehere ngjarje te tille me pare.Kam kerkuar fillimin e hetimeve prej prokurorise se pergjithshme”, thotë Miltiadhis, Varviciotis, ministër i Marinës Tregtare Greke.

Top Channel