Me afrimin e Vitit të Ri, qyteti i Nju Jorkut përgatitet për një nga festimet më spektakolare në botë.

Të paktën 1 milion vetë mblidhen çdo vit në Times Square dhe miliona të tjerë ndjekin përmes televizionit zbritjen e globit të kristaltë që numëron sekondat e fundit para ndërrimit të viteve.

Këtë radhë globi, sipas Zërit të Amerikës, do të ketë 2.688 pllaka të kristalta, të ndriçuara nga më shumë se 32 mijë llamba.

Globi, me diametër 1.2 metra dhe me peshë rreth 4.4 tonë, i prodhuar nga kompania Waterford Crystals, do të ketë sivjet temën “Forca”, për të nderuar virtytet si fuqinë e shpirtit, guximin dhe këmbënguljen që kërkojnë sfidat e jetës.

Kompania Waterford do të vazhdojë të zbukurojë deri në vitin 2023 globin e kristaltë me prerje të reja kristalesh çdo vit dhe me një temë të re që nderon një virtyt të vlerësuar në shkallë globale.

Top Channel