Jahjaga: 2015, viti i reformave të thella

30/12/2014 00:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin e fundvitit me gazetarët tha se 2015-a do jetë viti i reformave për Kosovën, konkretisht sa i takon hapave drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

“Është një vit i reformave të thella të cilat duhet të ndodhin në shtetin tonë, reforma që është dashur të ndodhin ndoshta për vite me radhë, por që tani duhet të zënë vend, sepse kemi një rrugë të qartë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Dhe të gjitha reformat, në çdo shoqëri, edhe në ato më të avancuarat demokratike janë reforma që në një farë mënyre hasin në rezistencën e qytetarëve. Janë reforma të dhimbshme, të gjithë e pranojmë, por janë të domosdoshme pasi ndërlidhen me mirëqenien dhe përmirësimin e jetesës së secilit qytetar të vendit”, deklaroi Jahjaga.

Presidentja Jahjaga vlerësoi punën e mediave në Kosovë duke thënë se, edhe pse nuk pajtohet me gjithë raportimet, gazetarët janë ata të cilët kanë ndikimin që të rritet përgjegjësia dhe llogaridhënia në institucione. Ajo tha se në media sheh aleatë të ardhshëm, të cilët ndikojnë në transparencën e përgjithshme të vendit.

Top Channel