Veliaj, dhurata për fëmijët romë

30/12/2014 00:00

Me rastin e festave të fundvitit, ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj nuk ka lënë në harresë fëmijët romë.

Një ditë para Vitit të Ri, Veliaj ka dhënë lajmin e mirë se fëmijët të cilet do të lënë rrugën për të shkuar në shkollë, si dhe ata që do të vaksionohen do të kenë një pagesë mujore prej 85 dollarësh.

Sipas ministrit Veliaj, aktualisht 30% e fëmijëve romë enden rrugëve duke lypur dhe barktisur shkollën. Ndërkohë që me rastin e festës, me kontributin  e katër bizneseve, Veliaj ka shpërndarë dhurata për 200 fëmijë romë.

Edhe Bashkia e Tiranës ka menduar për vogëlushët në këtë fund viti. Nënkryetarja e Bashkisë, Nevila Xhindi ka shpërndarë dhurata për fëmijët e çerdheve në kryeqytet.

Ndonëse bashkia ka qenë në vështirësi financiare, tha Xhindi, për fëmijët e çerdheve dhe kopshteve jemi munduar që të mos mungojë asgjë. Me ndihmën e një fondacioni zviceran janë mundësuar dhuratat për Vitin e Ri për të gjithë vogëlushët e çerdheve.

Top Channel