Hetimi për rimorkiatorin, Kapiteni i Portit: U Kontraktua nga italianët

31/12/2014 00:00

Menjëherë pas mbërritjes së dy rimorkiatorëve në Portin e Vlorës, së bashku me pjesën e mbetur të ekuipazhit, pas humbjes së jetës së dy marinsave Jahaj dhe Hilaj, i pari zyrtar i vendit tonë që ka reaguar për mediat ka qenë kapiteni i Portit të Vlorës, Dionis Andoni, i cili ka thënë:

“Anija që është nisur nga Porti i Vlorës, “Iliria”, në bashkëpunim me rimorkiatorin tjetër të agjencisë detare në Durrës, “Adriatika” janë të kualifikuara për këtë lloj detyre. Nga hetimet e para ishte një aksident, i cili nuk duhet të ndodhte, por kushtet e motit ishin të vështira, lartësia e dallgës ishte nga 2.5 deri në 3 metra. Shpejtësia e erës ka qenë 10 deri në 15 metra për sekondë. Nga një gabim i vogël në një situatë të rënduar ndodhi edhe aksidenti detar. Sipas një informacioni që kam marr anija është futur në kontakte të drejtpërdrejta me drejtuesin e anijes që u përfshi nga flakët, i cili ka kërkuar të qëndrojë larg brigjeve shqiptare dhe më pas ta çojnë në destinacionin e kërkuar”, është shprehur  Kapiteni i Portit të Vlorës.

Top Channel