Korçë, dhjetëra fshatra pa energji, prefekti mbledh shtabin e emergjencave

31/12/2014 00:00

Moti i keq në qytetin Korçës përveç probleme në qarkullimin e automjeteve ka shkaktuar edhe probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike.

Mësohet se shumë fshatra kanë mbetur pa energji si rezultat i motit të keq, ndërsa prefekti, Ardit Konomi ka mbledhur Shtabin e Emergjencave.

“Do të punohet intensivisht për të riparuar sa më parë defektet e shkaktuara” është shprehur prefekti i Qarkut të Korçës.

Top Channel