Aksidenti te “Kopshtit Botanik”, ndalohen 3 drejtues të një kompanie

31/12/2014 00:00

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur pranë “Kopshtit Botanikë”, ku një fëmijë 11 vjeç humbi jetën, ndërsa u plagosën edhe 5 persona të tjera, policia e kryeqytetit ka ndaluar 3 drejtues të një kompanie.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se është ndaluar shtetasit Ismail Ahmeti, administratori i kompanisë “Triss”, si edhe dy specialistë teknikë të kompanisë, Ylber Koci dhe Shpëtim Emiri.

Sipas policisë së kryeqytetit, kompania e ndërtimit nuk ka zbatuar kushtet e sigurisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi dy ditë më parë. Automjeti, me të cilin udhëtonin Enkelejda Peka me dy djemtë, R.Peka 11-vjeç dhe I.Peka 8 vjeç dhe një tjetër fëmijë, është goditur nga pas nga një makinë tip “Benz” me targa angleze, e cili drejtohej nga Uarda Çota 26 vjeçe.

Nga përplasja të dyja automjetet kanë përfunduar në një gropë në anë të rrugës, e cila është ende në ndërtim e sipër.

Ndërkohë, burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se është arrestuar drejtuesja e mjetit që shkaktoi aksidentin, e cila gjatë kontrolleve ka rezultuar se kishte 0.9 për qind alkool.

Top Channel