Akulli “pushton” Qafë- Thanën, rruga nuk është pastruar nga bora

31/12/2014 00:00

Pjesa rrugore e Qafës së Thanës është gati e pakalueshme për shumë mjete.

Pas rënies së natës dhe deri në mëngjes kjo rrugë është shumë e vështirë të kalohet për shkak të shtresës së madhe të akullit, edhe pse hidhet kripë sërish është e pamundur të lëvizet sepse rruga nuk është pastruar në mënyrë që mos zërë më akull gjatë temperaturave shumë të ulëta gjatë natës.

Mbremjen e djeshme ne kete zone ishin me qindra mjete te bllokuara dhe qe kane mundur te dalin me shume veshtiresi me ndihmen e policise rrugore.

Ne gjendje te ngjashme eshte edhe Qafa e Plloces dhe Qafa e Qarrit per te cilat duhet detyrimisht perdorimi i zinxhireve.

Top Channel