PSG mposht minimalisht Interin në Katar

31/12/2014 00:00

Paris Saint-Germain fitoi ndaj Interit me rezultatin e ngushtë 1-0 në turin dimëror të Katarit, pas një goli të shënuar nga Yohan Cabaye.

Lojtari kryesor i PSG, Ibrahimovic këtë herë ishte përballë ish-ekipit të tij të drejtuar sërish nga Mancini. Para fillimit të ndeshjes gjigandi suedez u takua me ish-trajnerin e tij si dhe me disa lojtarë të Interit.

Francezët ishin më superiorë në kontrollin e topit ndaj italianëve, por edhe në raste, të cilat i shmangu portieri Handanovic. Në minutën e 57 do të vinte edhe goli i vetëm i kësaj ndeshje i shënuar nga Cabaye, i cili i vënë para portierit e dërgoi me qetësi topin në portën e Interit.

Ky do të ishte edhe goli i vetëm për këtë ndeshje miqësore, pavarësisht përpjekjeve të të dyja ekipeve ndeshja do të përfundonte më këtë rezultat.

Top Channel