Dita e fundit, më e ftohta e vitit 2014. Nëpër rrugë probleme nga akulli

31/12/2014 00:00

Në ditën e fundit të këtij viti rrugët në shumë zona të vendit janë të
mbuluara nga akulli. Autoriteti Shteteror i Rrugëve rekomandon
përdorimin e zinxhirëve dhe gomave të dimrit, si dhe shmangien e oreve
të natës kur dhe akulli eshte me i përhapur.

Sipas te dhenave, ne Qarkun e Tiranes ka veshtiresi ne levizje ne Dajt, Qafe-Molle, Antenat, Qafe-Priske dhe Shengjergj.

Ne Durres nuk ka akull, por ka trafikt te renduar ne disa kryqezime. Ne Elbasan vijon i bllokuar aksi Librazhd-Sterbleve dhe ne rrugen Elbasan-Gjinar ka shume akull.

Ne qafen e Llogorase trashesia e debores eshte 30 centimetra edhe pse eshte hedhur kripe, levizja duhet te behet me zinxhire.

Ne Gjirokaster ka ngrica ne rrugen Erind-Çajup dhe gjate nates edhe ne Qafen e Muzines. Me problematik eshte qarku i Korçës dhe rruga Pogradec-Qafe Thane duhet te pershkohet me zinxhire, po ashtu edhe rruga Zemblak-Dogana e Gorices dhe Zemblak-Liqens. Edhe pse rruget pastrohen per shkak te eres se forte debora rikthehet ne shtratin e rruges.

Ne Kukes te gjitha akset rrugore jane te qarkullueshme vetem me zinxhire, edhe ne qarkun e Dibres ku gjate nates eshte e pamundur te levizet ne disa segmente qe lidhin Dibren me Kukesin. Ne Shkoder, problematike jane rrugen ne Malesine e Madhe dhe ne Qafen e Malit qe bllokohet nga debora qe era risjell ne rruge. Rruga e Kombit eshte e hapur ne gjithe gjatesine e saj por rekomandohet qe te perdoren zinxhiren 10 kilometra para hyrjes se tunelit.

Top Channel