Ka më se dy ditë që Greqia është përfshire nga një mot i acartë me temperatura nën zero reshje shiu dhe bore.

Vala e motit te keq qe ka goditur edhe kryeqytetin Athine dhe zonat perreth ka shkaktuar probleme te medha ne qarkullimin e automjeteve, si dhe ne furnizimin me energji elektrike te disa fshatrave pasi shume peme kane rene mbi shtyllat e tensionit per shkak te erreave te fuqishme.
 
Nga ana e saj Qeveria po bashkepunon me organiztatat joqeveritare për të hapur disa qendra strehimore  për të pastrehët  shifra e të cilëve është rritur me gati 25 për qind në kater vitet e fundit për shkak të krizës dhe të  politikave shtrenguese te Qeverise.

“Kemi hapur dy qendra strehimi me kushte per të pastrehët ne menyre qe te flene, me batanije,caj dhe ushqim. Gjithashtu kemi disa vullnetarë të cilët shperndajne per ketaa persona ne rruge ushqim, veshje te ngrohta dhe kujdesen per te pastrehet”, thotë Eleni Katsouli, anëtarë e Këshillit Bashkiak.

Nderkohe mbi shtate  ore gjate nates kane qene te bllokuar dhjetera makina ne rrugen qe lidh Tripolin me Kalamaten per shkak se nje kamion ka rreshqitur si pasoje e akullit dhe ka bllokuar rrugen. Probleme te medha nga rreshjet e bores jane regjistruar ne shume akse rrugore ne Greqine qendrore, ne  gadishullin e Peploponezit dhe ne pjesen veripore dhe veriperedimore te vendit.

Ne shume segmente rrugore ne qarkun e Follorines.Kosturit dhe Janines jane te domosdoshem zinxhirët. Nga ererat e fuqishme qe mbizoterojne pothuajse ne gjithe territorin jane anulluar udhetimet dhe anijet jane ankoruar ne porte.

Gjate nates se kaluar ne Metsovo eshte regjistruar temperatura -12 grade dhe -15 ne Zagorohori te Janine.Sherbimi Sinoptik Kombetar ka paralajmeruar se moti i keq dhe temperaturat nen zero do te mbizoterojne per te pakten edhe dy dite.

Top Channel