Mbërrin viti 2015. Të parët që e pritën, banorët e ishujve të Paqësorit

31/12/2014 00:00

Samoa dhe Kiribati e presin të parët Vitin e Ri. Samoa hyri në histori,
sepse ishin pikërisht banorët e këtij ishulli që deri atëherë e festonin
të fundit ndërrimin e viteve, në 29 dhjetor 2011, ata kaluan ne menyre 
virtuale kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar orën 24 orë përpara.

Ne radhe per trokitjen e 2015-tes jane ishujt Catham; pas tyre data ne kandendar ndryshon per Oklandin, Suven e Uillingtonin ne Zelanden e re, e disa rajone te vogla te Rusise.

Si perhere, Sydney i Australise ishte i pari qytet i rendesishem qe pershendet nderrimin e viteve dhe me spektaklin e tij ikone te fishekzjarreve, rremben vemendjen e te gjithe botes.

Show ekstravagant i ngjyrave dhe festimet nisin atje 16 ore perpara renies se globit te kristalte ne ‘Times Square’, të New York-ut. Sydney Fireworks 2015 terheq rreth 1,6 milione vete. Janë 11.000 fishekzjarre te vendosur ne toke, 25.000 fishekzjarre qe leshohen ne qiell, 100.000 efekte piroteknike, ndersa vete totali i peshes se fishekzjarreve llogaritet tek 7 tone. “Parada e drites“ parashikon edhe levizjen e nje numri te madh anijesh ndersa ndriçimi i ures shihet me kilometra larg.  

Show spektakolar i fishekzjarreve ne Londer eshte nje prej eventeve te fundvitit me te famshme ne bote. Spektakli nis ne mesnate sapo akrepat e Big Benit tregojne oren 12. Qindra mijera vete kane vershuar per kremtimet madheshtore ne kryeqytetin britanik qe ofron nder te tjera edhe paraden e famshme te vitit te ri e cila nis ne ‘Piccadilly’ e perfundon ne 3.30 te mengjesit ne sheshin e parlamentit.

Teksa 2014 i afrohet fundit, japonezet ne Tokio i jane drejtuar tempujve per te shprehur deshirat per vitin qe troket. vizitoret e Zojoji-t djegin temjan e i bien kembanave te tempullit ndersa urimi kryesor eshte ai i fatit te mire. disa prej njerezve jane lutur per shendet, te tjere per begati, ndersa ka dhe nga ata per te cilet 2014-ta qe i ngarkuar me pune dhe thjesht duan me shume pushime.
 
Rio de zhaneiro pergatitet te prese me shume se 2 milione turiste per kremtimet e Vitit te Ri. Vizitoret kane nisur te mberrijne ndersa pergatitjes e festes jane drejt fundit. Plazhi i famshem i Copacabana-s do te jete serish qendra e harese.

Per personat e mbledhur aty, eshte pergatitur nje spektakel fishekzjarresh 16 minutesh, ndersa nuk do te mungoje si perhere muzika e perzgjedhur e kercimi ne rere. Fishekzjarret qe do te ndriçojne qiellin e plazhit me te famshem te botes do te leshohen nga 11 lundra qe mbajne me shume se 300.000 fishekzjarre.  

Mes lutjeve per vit te mbare ne Peru, pati edhe parashikime pozitive per marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Kubes. Te rrethuar nga lule te verdha e te kuqe, nje grup shamanesh peruane kenduan e kercyen ne nje plazh te Limes, me vemendjen te perqendruar tek rivendosja e lidhjeve diplomatike pas 50 vjetesh armiqesie mes dy vendeve. Aty prane mbanin edhe fotografite e presidentit kuban Raul Castro si dhe atij amerikan Barak Obama.  

Edhe kubanet vete kete urojne shumica per vitin qe vjen: nje jete me te mire tani qe marredheniet me Ameriken po shkojne drejt normalizimit. Shenjat e para erdhen me ate qe per shume prej nesh jane dicka e zakonte, por nje pjese e mire e kubaneve e konsiderojne luks: mollet e kuqe te importuara nga Shtetet e Bashkuara.

Perpara spektaklit madheshtor te nderrimit te viteve, ne New York kryhet si perhere prova e leshimit te confeti-t permes se ciles verifikohet saktesia e renies se tyre, ne menyre qe perpara se te prekin token, te qendrojne ne ajer aq sa c`eshte llogaritur.
Gati eshte dhe sfera e kristalte e nderrimit te viteve ne ‘Times Square’.Kristale te reja i jane vendosur globit 3,6 metersh per temen e ketij viti: dhurata e guximit, dhe ky eshte dizajni i dyte i serise 10 vjecare te quajtur “ dhuratat me te medha“ e cila do te zbukuroje globin pergjate dekades se ardhshme.

Top Channel