‘Blue Sky’ ankorohet ne Itali

31/12/2014 00:00

Forcat e Marinës Detare italiane kanë shoqëruar për në portin e
Galipolit në Italinë e Jugut anijen ‘Blue Sky’ me flamur të Moldavisë
nga e cila një person i panjohur kishte
kërkuar ndihmë për shkak të kushteve ekstreme të motit, kur anija
ndodhej pak milje larg ishullit të Korfuzit.

Sipas informacioneve te fundit te mediave greke qe kane ndjekur anijen deri sa ajo ka dale nga ujerat kombetare te Greqise, jane vertetuar dyshimet se ajo transportonte nga Turqia drejt Koracise mbi 700 klandestine siriane por dhe irakene.

Forcat e Marines Ushatarake greke ishin mobilizuar menjehere pas telefonates se personit te panjohur ne numrin europian te ndihmes, 112, dhe informacionit se ne bordin e anijes ka pasur persona te armatosur.

Mediat italiane konformojne se ne port tashme ndodhen dhjetera automjete per transportimin e klandestineve siriane, ndersa theksohet qe edhe nje grua shtatzane ka lindur gjate kesaj peripecie brenda ne anije.

Top Channel