Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh dhe jetë nate në Tiranë

01/01/2015 00:00

Me një atmosferë tejet festive kryeqyteti ka përcjellë vitin 2014 për t’i lënë vendin vitit të ri 2015. Në sheshin “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës organizoi spektaklin e përvitshëm të fishekzjarreve, që edhe këtë vit nuk i mungoi kontributi i qytetarëve.

Temperaturat e ulta, ndonëse normale për 31 dhjetorin, nuk penguan familjarë, të rinj e të reja të mblidheshin në shesh për të uruar të gjithë se bashku Vitin e Ri 2015.

Disi më të qeta ishin rrugët e tjera të kryeqytetit, ndërsa forca të shumta policie ishin në gadishmëri për të disiplinuar trafikun tradicional të minutave të para pas mesnate.

Ashtu si çdo vit, pas darkës së Vitit të Ri dhe festimeve me familjet e tyre, të rinjtë iu drejtuan lokaleve të natës të kryeqytetit.

Atmosfera festive ka vijuar në kryeqytet deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit.

Top Channel