Piloti i Formulës 1, Jenson Button, është martuar me modelen Jessica Michibata. Cifti që kaloi Krishtlindjen në Hauai, organizoi një ceremoni në ishujt Maui sipas mediave britanike.

“Gëzuar Vitin e Ri nga zoti dhe zonja Button!! Jemi shumë të lumtur që po e kalojmë ndërrimin e viteve pranë familjes dhe njerëzve që duam”, shkroi britaniku i McLaren-Honda në Twitter.

Button dhe modelja japoneze janë njohur në vitin 2008.

Top Channel