Fëmija i parë i vitit 2015, një djalë

01/01/2015 00:00

Fëmija i parë që erdhi në jetë për vitin 2015 u lind në kryeqytet në maternitetin “Koço Glozheni”, vetëm 1 minutë pasi kishte hyrë viti i ri. Ai është i seksit mashkull dhe u lind me një peshë 4,15 kg dhe gëzon shëndet të mirë.

Foshnja i përket një familjeje nga Tepelena, e cila tanimë gëzon bashkë me Vitin e Ri edhe fëmijën e tretë të saj.

Ndërkohë, në orën 01:39 minuta, në qytetin e Elbasanit ka ardhur në jetë një tjetër bebe, edhe ai i përket seksit mashkull. Ai lindi me peshë 3,2 kg dhe është fëmija i parë i një çifti nga fshati Ceragë i Belshit.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka vizituar në këtë ditë të parë të vitit fëmijën e parë të lindur në maternitetin e Elbasanit në vitin 2015.

“Është mundësia për të falenderuar ata mjekë dhe infermierë që e kaluan ndërrimin e viteve në shërbim të qytetarëve. Në Urgjencën e Elbasanit kanë qenë rreth 80 raste, por fatmirësisht asnjë aksident i rëndë.  Gëzuar dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët”, u shpreh ministri.

Ministri i Shëndetësisë vizitoi edhe spitalin rajonal dhe urgjencën në Elbasan për t’u njohur me problemet që hasin mjekët. Ministri i Shëndetësisë uroi dhe falenderoi mjekët për gadishmërinë në shërbim të qytetarëve në natën e ndërrimit të viteve.

Top Channel