Kinë, festë me 36 viktima në Shangai

01/01/2015 00:00

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën gjatë një feste për vitin e ri në Shangai, pasi janë shtypur nga turma që vraponte për të marrë disa parà të hedhura nga një ndërtesë.

Sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, Hsinhua, shumë prej personave humbën jetën pasi u shtypën gjatë një ikjeje masive, pak para mesnatës. Ndërkohë që raportohet se numri i të plagosurve nga kjo ngjarje është rreth 47.

Incidenti ndodhi rreth orës lokale 23:35, në zonën historike “Shanghai Bund”. Shumë nga të vdekurit besohet të jenë studentë, 25 prej tyre gra, raporton media shtetërore.

Mediat sociale raportuan se ngjarja e rëndë u shkaktua, pasi turma e madhe e njerëzve vrapuan duke u shtyrë të merrnin disa parà false, që u hodhën nga ballkoni i një klubi nate. Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital.

Ka qenë shumë e vështirë për policinë, të shpërndante më pas njerëzit, për të minimizuar bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Top Channel