Maskat e ndryshme të Hanibbal Lecter-it

01/01/2015 00:00

Fytyra e Hannibal Lecter-it e fshehur pas një maske force është një nga imazhet më ikonike të kinemasë horror dhe për të shkaktuar efektin e duhur tek publiku janë bërë shumë prova maskash para se të përzgjidhej ajo që njohim të gjithë.

Një video e publikuar nga ‘The Criterion Collection’ tregon maskat që aktori i famshëm uellsian ka provuar për rolin në filmin ‘The Silence of the Lambs’, rol që e ndihmoi të fitonte çmimin e tij të parë Oscar në karrierë.

Top Channel