Ibra i mbyll dyert Romës: Nuk kthehem në Itali

01/01/2015 00:00

Sulmuesi suedez i Paris SG ka hedhur poshtë çdo hipotezë për një rikthim në Serie A, pas zërave që kanë qarkulluar fundvitin e 2014-s, që e shikonin atë si një përforcim të mundshëm të Romës.

Roma? Për çfarë po flisni? Nuk ka asgjë të vërtetë. Kështu është shprehur Zlatan Ibrahimovic, i cili rikonfirmon qëndrimin me francezët, të paktën edhe për një tjetër vit.

Më pas nuk i dihet… “Nuk ka asnjë tratativë, di që është folur për mua, por s’ka asgjë të vërtetë dhe nuk do të rikthehem në Itali. Jam mirë në Paris dhe kam ende një vit kontratë me këtë klub, pas së cilës do të shohim se çfarë mund të ndodhë, megjithatë për momentin jam i lumtur në Paris”.

Me këtë deklaratë, Ibra i ka dhënë fund edhe ëndrrës së tifozëve të Romës, për ta parë suedezin me verdhekuqtë, pas eksperiencave të mëparshme në Serie A me tri skuadra të tjera si Juve-Inter-Milan, por edhe me 3 skuadra të tjera në Europë, (4 me Malmon që prej fillimit të karrierës).

Ibra në fakt është një lojtar që i pëlqen të fitojë gjithmonë, e nëse do të merrej në konsideratë blerja e tij nga ndonjë klub, kjo do të thotë që ai ekip do të hipotekonte titullin kampion të Italisë, diçka që suedezi 33-vjeçar e ka bërë thuajse gjithmonë, jo vetëm në Itali, me skuadra si Ajaksi, Juventus, Inter, Barcelona dhe Milan, e së fundi edhe me PSG-në.

Top Channel