Chris Martin gjen kohë për të dyja: Paltrown dhe Lawrence

01/01/2015 00:00

Chris Martin kaloi Ditën e Falënderimeve dhe Krishtlindjen me ish-gruan e tij, Gwyneth Paltrow, në mënyrë që të gëzonte fëmijët e tyre, por duket se këngëtari i famshëm i Coldplay ka gjetur edhe kohën e mjaftueshme për të dashurën e tij Jennifer Lawrence, natën e ndërrimit të viteve, madje edhe mund të kenë biseduar për unazën e fejesës me të këtë vit të ri.

Një foto e publikuar nëpër rrjetet sociale, ku çifti shfaqet duke darkuar në një restorant të specialitetit të sushit, në Las Vegas, duket se hedh dyshime nëse është bërë në prag të Vitit të Ri, apo ndonjë ditë më parë, pasi disa përdorues komentojnë se fotoja ishte bërë më 30 dhjetor.

Dyshja e të dashuruarve është parë e ulur në karriget e një restoranti jo shumë të famshëm, ndërkohë që flisnin me njëri-tjetrin dhe hanin me shkopinj.

Aktorja Jennifer mbante veshur një xhaketë gri dhe bluze të zezë, ndërsa këngëtari i Coldplayt me një veshje rastësore. Fotoja vjen vetëm pak kohë pasi ish-gruaja e tij, Gwyneth, shprehu keqardhjen për ndarjen e tyre, duke pranuar se ajo shpesh herë mendon nëse do të kishte qenë më mirë të qëndronin bashkë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel