“AirAsia”, kërkime nën ujë për viktimat

02/01/2015 00:00

Me mbërritjen e ekipeve të specializuara kërkimet për trupat e viktimave të avionit AirAsia janë zhvendosur nën ujë.

Një skuadër zhytësish francezë po përdor aparatura akustike me ndjeshmëri të lartë për lokalizimin e kutive të zeza të avionit. Shirat e rrëmbyer dhe erërat e forta në zonë e penguan operacionin nga ajri ndaj zyrtarët indoneziane paralajmëruan një ditë më parë se mund të duhet të paktën një javë para se të gjendet regjistruesi i të dhënave të avionit dhe ai i zërit, e po kaq kohë mbase do të kërkojë edhe nxjerrja e trupave e mbetjeve të Airbusit nga uji.

Deri tani nuk asnjë informacion për të mbijetuar ndërsa shkaku i rrëzimit mbetet mister. Totali i trupave të gjetur është 22, nga të cilët janë identifikuar vetëm 4.

Top Channel