Italia merr nën kontroll anijen me klandestinë

02/01/2015 00:00

Autoritetet italiane kanë marrë kontrollin e anijes me 450 emigrantë në bord, e cila u braktis nga ekuipazhi me t’iu afruar brigjeve të Italisë.

Roja bregdetare njoftoi se një ekip shpëtimi arriti të ngjitej në kuvertën e saj dhe tani anija po i drejtohet një porti italian.

“Ezadeen”, që lundronte me flamurin e Sierra Leone, humbi fuqinë e motorëve në kushte tepër të vështira atmosferike dhe një deti të egërsuar.

Në fillim të javës, 1.000 klandestinë u shpëtuan nga një tjetër mjet lundrues. edhe në atë rast, anëtarët e ekuipazhit nxituan të largohen nga anija, duke i lënë emigrantët në mëshirën e dallgëve.

Top Channel