Akuzë për vrasje për të sëmurin mendor, vrau të ëmën

02/01/2015 00:00

Policia në Florida të Shteteve të Bashkuara akuzoi për vrasje me paramendim 23-vjeçarin Christian Gomez, edhe pse i riu që vrau të ëmën me sëpatë mbrëmjen e ndërrimit të viteve, rezulton me probleme mendore.

Maria Suarez-Cassagne u gjet me kokë të prerë përpara shtëpisë së saj në Oldsmar.

Sherifi Bob Gualtieri e përshkroi këtë si krimin më të rëndë që departamenti i tij kishte parë prej vitesh.

23-vjeçari, sipas sqarimeve të tij, ishte mërzitur me të ëmën se i kërkonte të hiqte disa kuti si dhe për vëmendjen që ajo i kushtonte të vëllait.

Gomez pohoi për policinë se e kishte planifikuar vrasjen prej dy ditësh.

Top Channel