Gerard largohet nga Liverpool; lë ekipin pas 17 vjetesh

02/01/2015 00:00

Pas 17 vjet karrierë te Liverpuli, mesfushori Stiven Gerard ka vendosur të largohet nga ky klub.

Kapiteni legjendar i cili ka fituar 10 trofe me skuadren angleze do të jetë i lirë në fund të sezonit dhe me shumë mundësi do ta vazhdoje karrierën e tij si futbollist në kampionatin amerikan të futbollit.

Ka qenë vendimi më i vështirë i jetës time, ka deklaruar 34-vjecari i cili shënoi 2 gola në ndeshjen e fundit me Leiçesterin.

“Klubi dhe skuadra e Liverpulit do të vazhdojnë të jenë pjesë e jetës time, edhe pse kam vendosur të vazhdoj karrierën në një kampionat tjetër”, ka përfunduar Gerard për të cilin mendohet se vitin e ardhshem do të luaj për amerikanet e Los Anxheles Galaksi.

Top Channel