Vjosa e Semani “shkarkojnë” ndotjet në det

02/01/2015 00:00

Janë rreth 5 kilometra vijë bregdetare nga Semani deri në grykëderdhjen e lumit Vjosë që janë mbuluar nga mbetje të ndryshme.

Kryesisht janë mbetje plastike dhe hidrokarbure. Mbetjet janë shkarkuar në det nga lumenjtë Vjosë dhe Seman gjatë kohës së reshjeve ku gjatë vërshimit kanë sjellë në det mbeturinat që hidhen përgjatë luginës së tyre nga banorët e zonave ose njësitë vendore që ndodhen përgjate lumit.

Por veç mbetjeve urbane në det janë shkarkuar edhe mbetje hidrokarburesh nga kompanite e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës që operojnë në zonat Patos-Marinëz dhe Ballsh. Sa herë ka reshje shiu ato e shfrytëzojnë fryrjen e lumenjve për të shkarkuar mbetjet hidrokarbure.

Ndonëse janë gjobitur për këto veprime të paligjshme, që shkaktojnë dëme të mëdha në florën dhe faunën e kësaj zone, sërish ato vazhdojnë të derdhin këto mbetje të dëmshme.

Top Channel