Një adoleshente shqiptare mes viktimave të “Norman Atlantic”

03/01/2015 00:00

Është edhe një 15-vjeçare shqiptare mes 11 viktimave të konfirmuara deri më tani në tragjedinë e tragetit “Norman Atlantic”.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “ANSA”, sipas të cilës adoleshentja është identifikuar si R. Sherifi dhe udhëtonte me një leje qëndrimi gjermane.

Ndërkohë, burimi mediatik nga vendi fqinj saktëson më tej se dy trupa të tjerë të personave që ndodheshin në bordin e tragetit nuk janë gjetur ende.

Në “Norman Atlantic”, i cili u nis nga Greqia për në Ankona të dielën e kaluar, udhëtonin mbi 30 shtetas shqiptarë, të cilët u evakuuan gradualisht nga skuadrat e shpëtimit.

Për ardhjen në ndihmë të tyre pati një koordinim mes palës shqiptare dhe asaj italiane, konkretisht të kryeministrit Rama që kontaktoi homologun Matteo Renzi dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli që ishte në lidhje të vazhdueshme me autoritetet lokale.

Top Channel