Çmimet, një kërcënim i ri për ekonominë

03/12/2014 00:00

Shpresat se viti 2015 do të jetë më i mirë për ekonominë europiane, janë
venitur jo pak nga të dhënat e fundit, por edhe parashikimet që vijnë
nga institucionet e specializuara.

Përmes një interviste në një të përditshme gjermane, presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi paralajmëroi se Eurozona po përballet tani me një rrezik të rritur për paqëndrueshmëri çmimesh.

Në nëntor, inflacioni në vendet që përdornin euron zbriti në kuotën stanjative 0.3 për qind. Banka Qendrore Europiane parlajmëron se shifra mund të bjerë më shumë këtë vit për shkak të efektit nga çmimi i naftës. “Rreziku që ne mos të përmbushim mandatin tonë për qëndrueshmërinë e ccmimeve është më i lartë tani se sa ishte para 6 muajsh” pohoi Draghi.
    
Ulja e shpejtë e inflacionit ka shtuar frikën se ekonomia e BE-së do rrëshqasë në deflacion, një spirale e rrezikshme e rënies së çmimeve, e cila përvecse dekurajon investimet e reja dhe mbyt rritjen ekonomike do të vinte në vështirësi qeveritë për të shërbyer borxhin publik.

Ky kërcënim e ka bindur Bankën Qendrore Europiane, që pas shumë hezitimesh, të fillojë injektim masiv të parave në treg për të rigjallëruar ekonominë ashtu si rezerva federale dhe Banka e Anglisë. Por sipas Draghit, ajo që po kalon tani kontinenti më shumë se një krizë është një periudhë e gjatë dobësie ekonomike. Shumë ekspertë kanë filluar ta krahasojnë atë që po ndodh në europë me krizën e gjatë japoneze. Një rrezik në rritje, i cili ngre pikëpyetje të mëdha jo vetëm për Eurozonën, por edhe për ekonomitë si Shqipëria, që kanë lidhje të forta me të.  

Top Channel